Nuk do të zhvillohet takimi i përfolur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili ishte raportuar se do të mbahej sot në orën 13:00.
Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, përmes burimeve të saj.
Për një takim të mundshëm mes Kurtit dhe Hamzës u raportua gjatë paradites në media. Megjithatë, zhvillimi i këtij takimi është mohuar dhe ai nuk pritet të mbahet.




