Për shkak të situatës së krijuar nga protestat në Shqipëri, është marrë vendim që të shtyhet ekskursioni i maturantëve të komunës së Drenasit.

Komuna ka bërë të ditur se Kryetari Ramiz Lladrovci, ka vendosur që ekskursioni i maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të shtyhet për një kohë të përshtatshme, brenda këtij viti shkollor, transmeton Klankosova.tv.
“Vendimi është marrë duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Shqipëri, mundësinë e provokimeve dhe incidenteve të padëshiruara, si dhe shqetësimet e prindërve lidhur me sigurinë e maturantëve gjatë qëndrimit të tyre. Duke vlerësuar se jeta dhe siguria e të rinjve janë mbi çdo aktivitet, Kryetari Lladrovci konsideron se shtyrja është vendim i përgjegjshëm, deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme për realizimin e ekskursionit”, thuhet në njoftim.




