Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A

Inspektorati i Mjedisit ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë kësaj jave, duke ndërmarrë masa ndaj operatorëve ekonomikë për shkelje të legjislacionit mjedisor dhe duke evidentuar mangësi në menaxhimin e ujërave.

Këtë e ka bërë të ditur Fitore Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se një kompanie i janë ndaluar punimet për separimin e inerteve, për shkak të mungesës së lejes ujore.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, gjatë inspektimeve janë shqiptuar edhe tri gjoba administrative për shkelje të konstatuara në menaxhimin e ujërave dhe aktivitetet e operatorëve ekonomikë.

Kontrollet kanë përfshirë edhe gurthyesit, nga të cilët janë kërkuar raportet e analizave të pluhurit për vitin 2026, me qëllim të verifikimit të respektimit të standardeve mjedisore.

Ndërkohë, gjatë inspektimit në Termocentralin Kosova A, janë evidentuar mangësi në menaxhimin e ujit në hapësirën ku magazinohen mbetjet radioaktive.

Për këto mangësi është caktuar një afat për sanimin e tyre, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë për natyrën apo shkallën e rrezikut të mundshëm.

Pacolli ka njoftuar gjithashtu se janë zhvilluar inspektime lidhur me ndërhyrjet në rrjedhat ujore në disa komuna të Kosovës.

“Inspektorati do të vazhdojë kontrollet dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo shkeljeje”, ka bërë të ditur ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inspektorati i Mjedisit ndalon punimet e një kompanie dhe shqipton tri gjoba – evidentohen mangësi edhe në Termocentralin Kosova A appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet

Proteza e gjurit, materiali të hënën në Ortopedi, rifillojnë operimet

Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën

Qendra Post-Traumatike për veteranët, OVL-ja e bindur se institucionet do ta nisin punën

Modelja e njohur në zi për djalin e vetëm të saj: Derisa të takohemi përsëri…

Modelja e njohur në zi për djalin e vetëm të saj: Derisa të takohemi përsëri…