Siljanovska-Davkova shpreh ngushëllime pas sulmit në Krakov: Qëndrojmë në krah të Polonisë

Siljanovska-Davkova shpreh ngushëllime pas sulmit në Krakov: Qëndrojmë në krah të Polonisë

Siljanovska-Davkova shpreh ngushëllime pas sulmit në Krakov: Qëndrojmë në krah të Polonisë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin polak pas sulmit të rëndë në Krakov, të cilin e ka cilësuar si akt terrorist.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, presidentja ka shprehur pikëllimin e thellë për tragjedinë, ku humbën jetën njerëz të pafajshëm dhe u plagosën shumë të tjerë.

„Në këto momente të vështira, populli maqedonas qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë. Ne ndajmë dhimbjen tuaj dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi“, thuhet në mesazhin e Siljanovska-Davkovës.

Ajo theksoi se, në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përcjell mbështetjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për popullin polak, duke dënuar ashpër dhunën që u mori jetën njerëzve të pafajshëm.

Sipas informacioneve të publikuara, në sulmin e ndodhur më 7 nëntor në qendër të Krakovit kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa të paktën 15 të tjerë janë plagosur. Autoritetet polake kanë nisur hetimet për dyshimet për terrorizëm, ndërsa në vend është shpallur dy ditë zie kombëtare.

Lexo edhe

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

Policia kap të dyshuarin për rreth 14 raste të vjedhjeve në Prishtinë

Policia kap të dyshuarin për rreth 14 raste të vjedhjeve në Prishtinë

Nga 4 komplete tuna të vjedhura në market te 14 vjedhje të rënda, kush është Rijad Isufi që ra në prangat e Policisë?

Nga 4 komplete tuna të vjedhura në market te 14 vjedhje të rënda, kush është Rijad Isufi që ra në prangat e Policisë?

Siljanovska-Davkova shpreh ngushëllime pas sulmit në Krakov: Qëndrojmë në krah të Polonisë | Momenti