Mourinho reagon pas pensionimit të Ronaldos nga Portugalia

Mourinho reagon pas pensionimit të Ronaldos nga Portugalia

Mourinho reagon pas pensionimit të Ronaldos nga Portugalia

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka reaguar pas vendimit të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës së tij me Përfaqësuesen e Portugalisë.

Sponsor 3M Express

Ronaldo njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas 23 vjetësh me fanellën e vendit të tij, duke mbyllur kështu një kapitull historik, gjatë të cilit regjistroi 234 paraqitje dhe realizoi 146 gola.

Mourinho, i cili e kishte drejtuar Ronaldon te Real Madridi, tha se vendimi i tij duhet respektuar, por theksoi se kjo nuk nënkupton fundin e karrierës së sulmuesit portugez.

“Vendimi i tij duhet respektuar dhe unë e respektoj. Ai nuk e ka përfunduar karrierën, ata që e njohin e dinë se ai ende ka objektiva”, deklaroi Mourinho.

Madje, trajneri portugez shprehu dëshirën që dita kur Ronaldo do të pensionohet përfundimisht nga futbolli të jetë ndryshe nga dita kur njoftoi largimin nga Përfaqësuesja.

Ronaldo do të vazhdojë karrierën e tij me Al Nassr, ndërsa synimet e tij në nivel klubesh mbeten ende të mëdha.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

A do t’iu bashkohen evropianët bisedimeve për Ukrainën?

Policia kap të dyshuarin për rreth 14 raste të vjedhjeve në Prishtinë

Policia kap të dyshuarin për rreth 14 raste të vjedhjeve në Prishtinë

Nga 4 komplete tuna të vjedhura në market te 14 vjedhje të rënda, kush është Rijad Isufi që ra në prangat e Policisë?

Nga 4 komplete tuna të vjedhura në market te 14 vjedhje të rënda, kush është Rijad Isufi që ra në prangat e Policisë?

Mourinho reagon pas pensionimit të Ronaldos nga Portugalia | Momenti