Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO)

Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO)

Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO)

Arsim Jashari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrëfyer në emisionin “Sol” në Klan Kosova për rrugëtimin e tij, vendimin për t’iu bashkuar luftës dhe përvojat që nga ajo periudhë e deri më sot.

Sponsor 3M Express

Ai tregoi se vendimin për t’u bërë pjesë e UÇK-së e mori kur ishte vetëm 19 vjeç, i ndikuar edhe nga ngjarjet e rënda të kohës, veçanërisht nga sulmi ndaj familjes së Adem Jasharit, të cilin e kishte parë në televizion.

“Kam thënë, ose më mirë të futem për liri, ose të vdes i poshtëruar në robëri”, rrëfeu Jashari.

Ai theksoi se vullneti i tij ishte aq i madh, saqë asgjë nuk mund ta kthente prapa nga vendimi i marrë.

Gjatë rrëfimit në “Sol”, Jashari foli edhe për mënyrën se si e priti familja vendimin e tij për t’u bërë pjesë e UÇK-së, si dhe për shumë përjetime të tjera nga ajo periudhë e deri në ditët e sotme.

Ndiqni rrëfimin e plotë:

 

 

Lexo edhe

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Si po ju duket Elijona si nuse?

Si po ju duket Elijona si nuse?

Si iu bashkua UÇK-së në moshën 19-vjeçare, rrëfimi i ish-ushtarit Arsim Jashari (VIDEO) | Momenti