Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026

Kryeqyteti portugez fiton dy çmime në World Travel Awards Europe 2026, duke u vlerësuar edhe si destinacioni më i mirë i lundrimeve turistike në Evropë.

Sponsor 3M Express

Lisbona është shpallur Destinacioni më i mirë i qytetit në Evropë për vitin 2026 në ceremoninë e ndarjes së çmimeve World Travel Awards Europe 2026. Kryeqyteti i Portugalisë është vlerësuar gjithashtu si Destinacioni më i mirë i lundrimeve turistike në Evropë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Dy çmimet u ndanë të shtunën, më 17 tetor, gjatë një ceremonie të organizuar në Gjirin e Kotorrit, në Mal të Zi.

Në një deklaratë për media, Shoqata e Turizmit të Lisbonës theksoi se këto vlerësime dëshmojnë tërheqjen ndërkombëtare të qytetit dhe larminë e ofertës së tij turistike.

Drejtori i përgjithshëm i shoqatës, Antonio Valle, u shpreh se çmimet konfirmojnë veçantinë dhe autenticitetin e Lisbonës si destinacion turistik.

Sipas tij, kryeqyteti portugez dallohet nga destinacionet e tjera kryesore evropiane përmes ruajtjes së identitetit të vet, ndërsa njëkohësisht u përgjigjet interesave dhe pritshmërive të ndryshme të vizitorëve.

Valle theksoi se këto çmime janë gjithashtu një vlerësim për përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin dhe zhvillimin e ofertës turistike. Ai shtoi se vlerësime të tilla ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë lokale dhe në ruajtjen e autenticitetit që e veçon Lisbonën.

Lexo edhe

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Paçarizi: Më mirë të zhbëhej Gjykata Speciale sesa të votohej ligji (VIDEO)

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Kamberi për politikanët serbë: Kanë një shpresë imagjinare për ta rikthyer kontrollin mbi Kosovën

Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

Manchester United nuk gjen qetësi, ndalet edhe nga Leeds – “Djajtë e Kuq” vazhdojnë me rezultate zhgënjyese

Ky qytet u shpall si destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2026 | Momenti