Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me datë 12.11.2026, në orën 11:00, ishte caktuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale P.nr.832/26, kundër të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Në njoftim thuhet se seanca nuk u mbajt, pasi përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Besnik Berisha, përmes një emaili të datës 10.11.2026, kishte njoftuar Gjykatën për autorizimin për përfaqësimin e palës së dëmtuar Arlinda Zekaj, si dhe kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë në të.
Pas marrjes se mendimeve të palëve të pranishme dhe shqyrtimit të kërkesës së paraqitur, Gjykata aprovoj kërkesën e përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar për shtyrjen e seancës.
Seanca e radhës në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 24.11.2026, në orën 13:00. /Telegrafi/





