Shtatë të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt, mbi 100 të plagosur

Shtatë të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt, mbi 100 të plagosur

Shtatë të vdekur nga përplasja e trenave në Egjipt, mbi 100 të plagosur

Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy trenave pranë qytetit Giza në Egjipt, ndërsa mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve egjiptiane, dy trenat që po udhëtonin në drejtim të jugut, njëri nga Giza drejt Fayoumit dhe tjetri nga Kajro drejt Aswanit, janë përplasur, duke bërë që disa vagonë të dalin nga shinat dhe të përmbysen.

Sponsor 3M Express

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shumta emergjente, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalet përreth, të cilat janë vënë në gatishmëri të shtuar për të përballuar fluksin e pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të plagosurit kanë pësuar kryesisht fraktura dhe lëndime në kokë. Në mesin e viktimave është edhe drejtuesi i njërit prej trenave.

Prokuroria Publike ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa presidenti egjiptian, Abdul Fattah al-Sisi, ka urdhëruar hetimin e rrethanave të aksidentit dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që rezulton të ketë neglizhuar detyrën.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i trenave ndërmjet Gizës dhe rajonit të Egjiptit të Sipërm është pezulluar.

Përplasja ndodhi pranë zonës ku në shkurt të vitit 2002 kishte ndodhur një nga tragjeditë më të rënda hekurudhore në Egjipt, kur nga zjarri në një tren pasagjerësh humbën jetën zyrtarisht më shumë se 370 persona.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Inflacioni në Eurozonë mbetet i lartë, BQE po shqyrton rritjen e re të normave të interesit

Inflacioni në Eurozonë mbetet i lartë, BQE po shqyrton rritjen e re të normave të interesit

I moshuari humb jetën në Durrës pasi përplaset nga vetura

I moshuari humb jetën në Durrës pasi përplaset nga vetura

Mesmandati ndryshon lojën për 2028 – këta janë emrat që po përmenden për president të Amerikës

Mesmandati ndryshon lojën për 2028 – këta janë emrat që po përmenden për president të Amerikës