Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende larg përmbushjes së pritjeve

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende larg përmbushjes së pritjeve

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende larg përmbushjes së pritjeve

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare. Të dhënat e Gjykatës Themelore në Prishtinë tregojnë se nga janari i vitit 2024 deri më 1 shtator 2026 janë zgjidhur 17 lëndë, 13 prej tyre me aktgjykime dënuese. Ndër pengesat kryesore për vendosjen e drejtësisë mbetet mungesa e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe refuzimi i kësaj të fundit për të dorëzuar personat e dyshuar për krime lufte.

Krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë lanë pas mijëra viktima dhe familje të shkatërruara, të cilat vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Sponsor 3M Express

Masakrat, vrasjet e civilëve, dëbimet me dhunë dhe krimet kundër popullsisë së pambrojtur janë pjesë e një kapitulli të rëndë të historisë së Kosovës, për të cilin drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje të plotë.

Gati tri dekada pas luftës, hetimet dhe gjykimet për krimet e kryera vazhdojnë. Të dhënat e Gjykatës Themelore në Prishtinë tregojnë se në Departamentin Special, në periudhën nga 1 janari 2024 deri më 1 shtator 2026, janë zgjidhur 17 lëndë, 13 prej tyre me aktgjykime dënuese, ndërsa 19 të tjera mbeten në pritje të zgjidhjes.

Por, përtej numrave dhe statistikave gjyqësore, mbetet çështja e hetimit të plotë të krimeve, zbardhjes së fatit të viktimave dhe vënies para drejtësisë të përgjegjësve.

Një nga zhvillimet që ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të proceduara vitet e fundit është mundësia ligjore për zhvillimin e gjykimeve në mungesë, e mundësuar përmes ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Kjo u mundëson institucioneve të drejtësisë të zhvillojnë procedura gjyqësore ndaj personave të akuzuar që nuk janë të pranishëm në Kosovë.

Sipas Amer Alijajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare, kjo mundësi ligjore ka ndikuar në rritjen e numrit të aktakuzave për krime lufte, duke bërë të mundur që më shumë raste të trajtohen nga institucionet e drejtësisë.

“Me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale kanë filluar të ngriten aktakuzat për gjykimet në mungesë dhe këto dy tre vitet e fundit kemi një numër të madh të aktakuzave në mungesë për krimet e luftës ky ndryshim ligjor ka ndikuar që të kem,i një numë më të madh të rasteve të cilat procedohen pran Gjykatë Themelore në Prishtinë, po ashtu për afërsihst cdo vit arrestohet rreth 10 të pandehur apo të dyshuar për krimet e luftës në Kosovës…”, thotë Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Sipas tij, një nga pengesat kryesore për ndriçimin e krimeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë mbetet mungesa e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit vazhdon të refuzojë dorëzimin para drejtësisë të personave të dyshuar për krime lufte.

Ai thotë se, pavarësisht punës së institucioneve gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare që nga përfundimi i luftës, numri i personave të dënuar mbetet tejet i vogël në raport me numrin e viktimave civile.

“Që nga përfundimi i luftës deri më sot nga të gjitha institucionet gjyqësore, qoftë Haga qoftë Kosova,m Unmiku, Eulexi janë dënuar rreth 77 kryerës të krimeve të luftës dhe në anën tjetër i kemi rreth rreth 10 mijë viktima civile, pra shumë pak është bërë në këtë drejtim për të ju ofruar drejtësi familjarëve të viktimave të luftës…”, thotë Alija

Krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë lanë pas mijëra viktima dhe familje të shkatërruara. Edhe gati tri dekada pas përfundimit të luftës, drejtësia për shumë prej tyre mbetet ende e paarritur.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Arrestohet 23 vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Prishtinë, policia jep detaje

Filkov: Nuk kam ndryshuar mendim, provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

Filkov: Nuk kam ndryshuar mendim, provimi i jurisprudencës duhet të jepet vetëm në gjuhën maqedonase

“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”- Nichi rrëfehet për ish-menaxherin, Bini Diez

“Ia fotografoja frigoriferin e zbrazët, më jepte vetëm 20 euro në javë”- Nichi rrëfehet për ish-menaxherin, Bini Diez