SHSKUK: Suspendohen katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se Komisioni Disiplinor i QKUK-së ka marrë vendim për suspendimin e katër punonjësve në lidhje me parregullsitë e evidentuara.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Bordi Drejtues kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme raportim të rregullt në çdo mbledhje për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.

“SHSKUK do të vazhdojë trajtimin e çdo rasti me seriozitet dhe në përputhje me procedurat në fuqi, për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.”, thuhet tutje në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Mos blini asgjë këtu”, shitësi që i përzë klientët me humor bëhet fenomen viral – qindra njerëz presin në radhë për ta takuar

“Mos blini asgjë këtu”, shitësi që i përzë klientët me humor bëhet fenomen viral – qindra njerëz presin në radhë për ta takuar

Parregullsi në menaxhimin e barnave në QKUK, suspendohen katër punonjës

Parregullsi në menaxhimin e barnave në QKUK, suspendohen katër punonjës

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi me barna dhe material shpenzues

SHSKUK suspendon katër punonjës për parregullsi me barna dhe material shpenzues

SHSKUK: Suspendohen katër punonjës pas parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues | Momenti