Shqipëria mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE

Shqipëria mes katër vendeve më të avancuara drejt anëtarësimit në BE

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit të Bashkimit Evropian për vitin 2026, Kallas tha se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, ka shënuar përparim të rëndësishëm në procesin e negociatave.

“Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave në pak më shumë se një vit. Detyra tani është të ruajë këtë ritëm duke përshpejtuar reformat”, deklaroi Kallas, raporton ATSH.

Sponsor 3M Express

Ajo bëri të ditur se për herë të parë Komisioni Evropian po paraqet udhërrëfyes të posaçëm për negociatat e anëtarësimit me këto katër vende, të cilat përcaktojnë objektivat dhe hapat që duhet të ndërmerren gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme në kapitujt që lidhen me shtetin e së drejtës, duke krijuar kushtet për mbylljen paraprake të katër kapitujve të negociatave.

Objektivi i qeverisë shqiptare është përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, synim që Komisioni Evropian e konsideron ambicioz, por të realizueshëm nëse vazhdon ritmi i reformave dhe forcohet dialogu politik.

Kallas theksoi gjithashtu se zgjerimi i BE-së nuk duhet parë vetëm si zgjerim i kufijve të Unionit, por edhe si investim i drejtpërdrejtë në sigurinë dhe fuqinë gjeopolitike të Evropës.

“Kur vendet që përparojnë lihen në pritje, paqëndrueshmëria zë rrënjë. Zgjerimi është një investim i drejtpërdrejtë në sigurinë e Evropës”, deklaroi ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

AUV nis kontrollet e përhershme të qumështit vendor dhe të importuar

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Gjocaj: Rezultatet e zgjedhjeve në ShBA erdhën nga pakënaqësitë me administratën Trump

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit

Një 24-vjeçare u rrëzua dhe humbi jetën gjatë Maratonës së Nju Jorkut, vetëm dy milje larg vijës së finishit