Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me ministren greke të Arsimit, Sofia Zacharaki, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Sponsor 3M Express

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, njohjen e diplomave shqiptare, shkëmbimet studentore dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet universiteteve të të dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nevojave arsimore të komunitetit shqiptar që jeton në Greqi, si dhe rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.

Takimi synon të forcojë marrëdhëniet arsimore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash./Telegrafi/

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja Shiroka-Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

Dhimbja në anën e majtë të qafës, cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja në anën e majtë të qafës, cilat janë shkaqet dhe kur duhet të shqetësoheni

Shqipëria dhe Greqia diskutojnë për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin në arsim | Momenti