Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm

Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm

Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me aktgjykimin dënues të shpallur sot në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sponsor 3M Express

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se sot ndodhi edhe një përshkallëzim tjetër i padrejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Ashtu siç ishte i padrejtë dënimi i H. Gucatit, N. Haradinajt, H. Shalës, S. Jonuzajt, I. Bahtjarit, P. Shalës dhe S. Mustafës, ashtu siç ishte e padrejtë edhe shpallja fajtorë e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, më 16 shtator të këtij viti, po ashtu edhe dënimi i sotëm i H. Thaçi, F. Fazliu, B. Smakaj dhe H. Kuqi është i padrejtë dhe i papranueshëm.”, ka shkruar ajo.

Mehneti Selimi ka thënë se duhet të vazhdojnë betejën për drejtësi.

“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore. Ndërkohë, i uroj Isni Kilajt dhe familjes së tij për shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e tij.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Profesori Adizes në Peja Peace Forum rrëfeu historinë e familjes së tij dhe lidhjen me Kosovën: I detyrohem me jetë popullit shqiptar

Profesori Adizes në Peja Peace Forum rrëfeu historinë e familjes së tij dhe lidhjen me Kosovën: I detyrohem me jetë popullit shqiptar

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri