Ndikim të fuqishëm tek Trump, kush është kompania ‘Ballard’ që e angazhoi Kosova për rikthimin e lobit në SHBA

Ndikim të fuqishëm tek Trump, kush është kompania ‘Ballard’ që e angazhoi Kosova për rikthimin e lobit në SHBA

Ndikim të fuqishëm tek Trump, kush është kompania ‘Ballard’ që e angazhoi Kosova për rikthimin e lobit në SHBA

Qeveria e Kosovës ka zgjedhur një kompani me lidhje të dokumentuara me presidentin amerikan, Donald Trump, për ta përfaqësuar vendin në Uashington. Bëhet fjalë për “Ballard Partners”, një kompani lobimi e drejtuar nga Brian Ballard, i cili njihet si një prej mbledhësve të rëndësishëm të fondeve për fushatat e Trumpit dhe si person me qasje në rrethet republikane në SHBA.

Sponsor 3M Express

Kontrata me këtë kompani është nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Marrëveshja është regjistruar në Departamentin amerikan të Drejtësisë më 13 nëntor dhe ka hyrë në fuqi më 15 nëntor 2026.

Sipas dokumentit të dorëzuar në kuadër të Ligjit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA), Kosova do t’i paguajë kompanisë 50 mijë dollarë në muaj, përkatësisht 600 mijë dollarë për një vit. Kësaj shume mund t’i shtohen edhe shpenzimet e udhëtimit dhe përfaqësimit, të cilat duhet të miratohen paraprakisht nga MPJD-ja.

Kush është Brian Ballard dhe çfarë lidhjesh ka me Trumpin?

Brian Ballard është themelues dhe president i kompanisë “Ballard Partners”, me seli në Uashington dhe origjinë nga Florida. Ai është një figurë e njohur në qarqet politike republikane dhe ka ndërtuar marrëdhënie të afërta me Donald Trumpin ndër vite.

Ballard ka qenë një prej mbledhësve të rëndësishëm të fondeve për fushatat presidenciale të Trumpit. Sipas një raportimi të CBS News të publikuar më 10 nëntor 2026, ai ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë për fushatën e Trumpit në vitin 2024.

Kompania e tij është rritur ndjeshëm gjatë administratave të Trumpit. Në vitin 2025, “Ballard Partners” raportoi mbi 88 milionë dollarë të ardhura nga aktivitetet e lobimit, ndërsa në tre tremujorët e parë të vitit 2026 kishte tejkaluar 98 milionë dollarë.

Një tjetër emër i rëndësishëm që e lidh kompaninë me administratën Trump është Susie Wiles, shefja e kabinetit të presidentit amerikan. Ajo kishte punuar për afro një dekadë si partnere menaxhuese në “Ballard Partners”, para se të largohej në vitin 2019.

Kompania ka përfaqësuar interesa të ndryshme biznesore dhe politike në Uashington. Pikërisht afërsia e drejtuesve të saj me rrethin e Trumpit e ka bërë atë një prej firmave të kërkuara nga klientët që synojnë të kenë qasje te institucionet federale amerikane.

Nuk është hera e parë që Kosova e angazhon

“Ballard Partners” nuk është kompani e panjohur për institucionet e Kosovës. Ajo ishte angazhuar edhe në vitin 2017 nga Zyra e Presidentit, në kohën kur Hashim Thaçi ishte në krye të Presidencës.

Në atë kohë, kompania ishte përzgjedhur për të ndihmuar Kosovën në thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e investimeve.

Angazhimi i atëhershëm ishte bërë përmes një procedure të negociuar, ku kompania e Brian Ballard ishte ofertuesja e vetme, siç kishte raportuar më parë Insajderi.

Pas përfundimit të kontratave të fundit të lobimit në qershor të vitit 2024, Kosova kishte mbetur për më shumë se dy vjet pa kompani të angazhuar për lobim në SHBA.

Çfarë do të bëjë kompania për Kosovën?

Sipas kontratës së re, “Ballard Partners” do të ofrojë këshillim strategjik dhe do të përfaqësojë interesat e Kosovës para Qeverisë federale amerikane. Në dokument përmenden aktivitetet e lobimit dhe avokimit, përgatitja dhe shpërndarja e materialeve informuese, si dhe diskutimi i mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, marrëveshja nuk përcakton objektiva konkrete politike që kompania duhet t’i realizojë në emër të Kosovës.

Kjo nënkupton se kontrata parasheh përfaqësim dhe angazhim të gjerë në institucionet amerikane, por nuk e bën të qartë se cilat çështje specifike do të kenë përparësi gjatë këtij viti. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Profesori Adizes në Peja Peace Forum rrëfeu historinë e familjes së tij dhe lidhjen me Kosovën: I detyrohem me jetë popullit shqiptar

Profesori Adizes në Peja Peace Forum rrëfeu historinë e familjes së tij dhe lidhjen me Kosovën: I detyrohem me jetë popullit shqiptar

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt, këta janë personat që do të intervistohen nesër në Kuvend- në listë edhe kryetari Muhaxheri