“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli”, Muçi flet pas eurogol-it ndaj Finlandës

“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli”, Muçi flet pas eurogol-it ndaj Finlandës

“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli”, Muçi flet pas eurogol-it ndaj Finlandës

Ernest Muçi ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës, duke shënuar një eurogol në triumfin 2-0 të kuqezinjve.

Sponsor 3M Express

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar foli për paraqitjen e tij, golin e realizuar dhe momentin që po kalon në Kombëtare. Në prononcimet për “SuperSport”, Muçi u shpreh i lumtur që po arrin të tregojë cilësitë e tij, duke e cilësuar realizimin ndaj finlandezëve si një nga golat më të bukur të karrierës.

Jam shumë i lumtur që po tregoj më të mirën. Shpresoj që t’ia arrij një ditë të transferohem në njërën prej pesë ligave më të forta në botë. Është një nga golat më të bukur në karrierë. Portieri po priste shumë goditje, më erdhi topi mirë, e godita dhe jam i lumtur”, deklaroi Muçi për “SuperSport”.

Ernest Muçi në aksionLSA Photo

Ai foli edhe për gjendjen fizike, pasi kishte pësuar një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes.

“Këmbën tani e kam mirë, por nesër do ta shikoj më mirë. Ishte ndërhyrje shumë e keqe. Ndihem çdo ndeshje edhe më mirë me shokët e ekipit. Ndeshje pas ndeshjeje po përshtatem edhe unë më mirë me grupin. Është ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e këtij grupi”, shtoi ai.

Muçi theksoi se është shumë i motivuar për të vazhduar të japë kontribut për Shqipërinë, ndërsa me humor foli edhe për Mohamed Salah, bashkëlojtarin e tij te Liverpooli në këtë deklaratë të transmetuar nga mediat.

“Shpresoj që Salah të më propozojë te Liverpooli. Është lojtar shumë i zgjuar, ndihem shumë mirë në fushë dhe jashtë saj. Është njeri që bën shumë për ekipin”, u shpreh sulmuesi. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjashtë xhudistë të Kosovës garojnë në Grand Prix Zagreb 2026, synojnë rezultate në arenën ndërkombëtare

Gjashtë xhudistë të Kosovës garojnë në Grand Prix Zagreb 2026, synojnë rezultate në arenën ndërkombëtare

Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Arifi paralajmëron për krizë energjetike: Nëse kemi dimër të fortë, do të jemi në probleme serioze

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)