Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, sigurinë dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai ka përmendur kontributin e Kanadasë për Kosovën, duke veçuar pranimin e mijëra refugjatëve kosovarë gjatë vitit 1999, pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, ndihmën për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit, si dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

“E falënderova për miqësinë dhe përkrahjen e Kanadasë për vendin tonë, për pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, për pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, për kontributin në rindërtim dhe zhvillim, për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka përmendur edhe pjesëmarrjen e një delegacioni qeveritar të Kosovës në mars të këtij viti në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), në Toronto, një prej ngjarjeve më të mëdha botërore për sektorin e minierave.

“Kanadaja, shtet anëtar i NATO-s dhe i G7, është mike dhe partnere e rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta”, ka theksuar Kurti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)

Arifi: Kosova mund të përballet me probleme serioze me energjinë nëse ka dimër të fortë (VIDEO)

Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

Kurti takohet me kryediplomaten irlandeze, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin evropian të Kosovës

Kurti takohet me kryediplomaten irlandeze, diskutojnë bashkëpunimin dhe integrimin evropian të Kosovës

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada | Momenti