“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

“Jam gati”, Florian Marku jep sinjalin e madh për rikthim në boks

Boksieri shqiptar Florian Marku ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në ring mund të jetë më afër se kurrë, pas një periudhe të gjatë larg ndeshjeve.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Marku ka zbuluar se i ka munguar atmosfera e boksit, emocionet para përballjeve dhe mbështetja e tifozëve shqiptarë, duke dhënë sinjale se mund të jetë pranë një marrëveshjeje për një ndeshje të re.

“Ka kaluar shumë kohë që nga ndeshja ime e fundit dhe më ka munguar çdo moment: lidhja e duarve në dhomën e zhveshjes, zhurma e publikut para daljes në ring dhe ai çast i papërshkrueshëm pak para gongut të parë. Kur e ke përjetuar njëherë, nuk e harron kurrë”, ka shkruar Marku.

Boksieri shqiptar ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka zbuluar se mes shumë telefonatave që ka marrë, njërës prej tyre ka vendosur t’i përgjigjet.

“Erdhën shumë telefonata. Njërës iu përgjigja. Jam gati”, ka përfunduar Marku, duke shtuar edhe më shumë mister rreth rikthimit të mundshëm me pyetjen: “Kush mendoni se ishte në anën tjetër të telefonit?”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë bisht” – Arlinda dhe Bejta komentojnë lojën e Vjollcës (VIDEO)

“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë bisht” – Arlinda dhe Bejta komentojnë lojën e Vjollcës (VIDEO)

Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi

Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi

Ibrahim Maza nuk e fsheh ëndrrën: Një ditë dua të luaj për PSG-në

Ibrahim Maza nuk e fsheh ëndrrën: Një ditë dua të luaj për PSG-në