Një 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia në Shtime, pasi është kapur duke vozitur me 193 kilometra në orë në një segment rrugor ku shpejtësia e lejuar ishte vetëm 80 km/h. Përveç tejkalimit të madh të shpejtësisë, i riu kishte injoruar edhe urdhrin e policisë për ndalim.

Sipas njoftimit të Policisë, shoferi me inicialet D.Q., duke drejtuar një veturë BMW me targa vendore, ishte evidentuar në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc.
Ai nuk ishte ndalur me kërkesë të zyrtarëve policorë, por është identifikuar më vonë përmes kamerave të sigurisë.
Për tejkalimin e shpejtësisë, 19-vjeçarit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.
Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit të zyrtarëve policorë, ai është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




