ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

ShKShMK shpëton dy bjeshkatarë çekë në majën e Piribregut të Maqedonisë

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK), gjatë të dielës, ka pranuar një thirrje emergjente nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, e cila paraprakisht kishte pranuar një thirrje ndërshtetërore nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Rajonit të Pollogut, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sponsor 3M Express

Sipas informacionit të publikuar nga ShKShMK, dy bjeshkatarë me shtetësi çeke, N.F. (1986) dhe K.M. (2004), kishin mbetur të ngujuar për shkak të motit të keq dhe mjegullës në strehimoren në majën e Piribregut, në lartësinë 2 524 m lartësi mbidetare.

Maja e Piribregut ndodhet në kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Bjeshkatarët kishin qëndruar në strehimore që nga dita e djeshme dhe kishin kaluar natën aty. Meqenëse kushtet atmosferike nuk ishin përmirësuar dhe orientimi ishte i pamundur, ata kishin kërkuar ndihmë për shpëtim”.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, ShKShMK ka aktivizuar një ekip shpëtuesish malorë dhe, në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Shtërpcë, ka arritur te bjeshkatarët në koordinatat e lartpërmendura. Pas vlerësimit të gjendjes së tyre dhe ofrimit të ndihmës së parë, ata janë evakuuar deri në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Operacioni i shpëtimit malor ka zgjatur katër orë nga pranimi i thirrjes urgjente. Më pas, ata janë transportuar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Ky shërbim tha se njoftimi në kohë nga AME dhe koordinimi i shpejtë ndërmjet institucioneve dhe ShKShMK-së kanë mundësuar përfundimin me sukses të këtij operacioni në kohë rekorde. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Ramiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas krimit

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Ramiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas krimit

E trishtë | Ky është 29-vjeçari që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit

E trishtë | Ky është 29-vjeçari që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit

Ekskluzive | Tragjedi familjare në Gjilan – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar dhe iku me veturë

Ekskluzive | Tragjedi familjare në Gjilan – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar dhe iku me veturë