Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:30, Ramiz Arifi dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi, të lindur në vitin 1997.
Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në lokacion kanë dalë edhe njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Sipas informatave fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki.
Policia është duke ndërmarrë veprime për lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Tragjedi familjare në Gjilan – babai dyshohet se vrau djalin 29-vjeçar dhe iku me veturë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




