Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, ka konfirmuar se një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit mbrëmjen e sotme në fshatin Pogragjë të kësaj komune.

Ndërkaq, sipas tij, dorasi është në arrati.
“Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes”, theksoi Osmani.
Sipas Osmanit, viktima është i lindur në vitin 1997.
Ai shtoi se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Klankosova.tv




