Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimeve, presidentja ka shprehur solidaritetin me familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë periudhë si të vështirë si për ta, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.

Shiroka Pula ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, brenda përgjegjësive dhe mundësive institucionale.

Në njoftim, presidentja ka vënë në pah edhe rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike për luftën e UÇK-së, të cilën e ka përshkruar si luftë për liri, të zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Gjatë vizitave, ajo i ka informuar familjet se do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, në përputhje me afatet ligjore.

“Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kosova eliminohet nga `play off` për Botërorin 2027

Kosova eliminohet nga `play off` për Botërorin 2027

Tensione në protestën në Tiranë, 13 të lënduar dhe 23 të shoqëruar në polici

Tensione në protestën në Tiranë, 13 të lënduar dhe 23 të shoqëruar në polici

SHBA-ja njofton rotacionin e trupave në Kosovë: Përmirësim i kushteve të sigurisë

SHBA-ja njofton rotacionin e trupave në Kosovë: Përmirësim i kushteve të sigurisë