Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim profesorin dhe ekspertin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Presidencës, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor.
Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën dhe forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamje për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon.





