Shiroka Pula reagon pas dënimit të Thaçit: Aktgjykimi i sotëm ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

“Çdo institucion i Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”. – thuhet në reagimin e presidentes.

Presidentja tha se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke shprehur pritjen që edhe Dhomat e Specializuara të veprojnë në përputhje me këto standarde.

Në fund të reagimit, presidentja ka vënë në pah edhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrificën e popullit të Kosovës.

Ajo ka theksuar se këto janë pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga proceset gjyqësore.

Lexo edhe

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet