Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

Rama për Lojërat Mesdhetare: Egjipti mund të na e marrë organizimin (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur shqetësimin për ecurinë e përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, duke thënë se aktualisht ekziston një situatë e paqartë dhe problematike.

Sponsor 3M Express

Ai në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka theksuar se koha është e kufizuar dhe se deri në takimin e radhës të Komitetit Ndërkombëtar, i cili është planifikuar për muajin dhjetor, mbetet e paqartë se si do të vazhdojë procesi i organizimit.

“…Për nder nuk di a kemi kohë më, nuk di ku jemi sot. Jemi në një vakum, një hapësirë shumë problematike, mes sot edhe takimit të radhës në dhjetor të Komitetit Ndërkombëtar, që ata e kanë organizu për me marrë vendim sesi ecin përpara me organizimin…”, ka deklaruar Rama.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se Egjipti mund të jetë alternativë për organizimin e Lojërave Mesdhetare, pasi sipas tij, ky shtet tashmë ka infrastrukturën e nevojshme.

“Kairo e re, shteti i Egjiptit sot e ka gjithë infrastrukturën për lojërat mediterane, edhe e kanë ofertën prej Egjiptit domethënë e kanë në tavolinë. Dhe kjo seriozisht mundet me e cenu Prishtinën, Kosovën për me I mbajt lojërat mediterane…”, ka thënë ai.

Për më shumë:

Lexo edhe

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet

Koreja e Veriut ndryshon flamurin për herë të parë në 78 vjet