Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 27 Nëntorit – Ditës së Forcës.

Në mesazhin e saj, ajo ka shprehur mirënjohje për burrat dhe gratë në uniformë, duke theksuar se FSK-ja i shërben mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Shiroka-Pula, në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme, ka theksuar përkushtimin për forcimin e ushtrisë dhe avancimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se Kosova, krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë strategjikë, do të vazhdojë të ndërtojë një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s.
Në mesazhin e saj, presidentja ka përkujtuar edhe Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit, sakrificën e të cilëve e ka cilësuar burim frymëzimi dhe përgjegjësie.
“Liria që trashëguam është amanet. Mbrojtja e saj është detyrë. Shërbimi ndaj atdheut është misioni ynë i përbashkët”, ka shkruar Shiroka-Pula.





