Ajo ka thënë se arkitektura nuk lidhet vetëm me projektimin dhe ndërtimin e objekteve, por edhe me hapësirën ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, duke theksuar se mënyra e ndërtimit sot ndikon në jetën e brezave të ardhshëm.
Me këtë rast, Shiroka Pula ka përgëzuar Odën e Arkitektëve për ndarjen e titullit “Anëtar Nderi Post Mortem” për profesorin Bashkim Fehmiu.

“Ai ishte arkitekti i parë i shkolluar në Kosovë dhe një prej njerëzve që ndihmuan në formësimin e Prishtinës moderne. Nga kampusi i Universitetit të Prishtinës, te lagjet Dardania, Ulpiana dhe Bregu i Diellit, deri te hoteli Grand, veprat e tij janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ato tregojnë se si puna dhe vizioni i një arkitekti mund të ndikojnë në zhvillimin dhe pamjen e një qyteti për shumë breza”, u shpreh presidentja.
Burimi: RTKLive





