Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

Abdixhiku për Xhemajl Mustafën: Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës, me ç’rast me bashkëpuntorë ka bërë homazhe në nderim të figurës së tij.

Sponsor 3M Express

Abdixhiku ka vlerësuar lartë veprën dhe kontributin e Mustafës.

“Hero e patriot ishte Xhema. Për mënyrën si jetoi. Për guximin që pati të fliste në emër të një populli të pushtuar dhe për jetën që ia kushtoi lirisë së Kosovës. Xhema ishte gazetar e redaktor kulture në “Rilindja”. U bë njëri prej themeluesve të LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Rugova. Bashkë me të punoi për ta organizuar qëndresën paqësore të shqiptarëve të Kosovës. Si zëdhënës i Presidentit, i tregoi botës çfarë po ndodhte këtu dhe, në prag të ndërhyrjes së NATO-s, përcolli thirrjen e Kosovës për ndihmë. Ai ishte ura e komunikimit tonë me botë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se gjatë luftës, Mustafa qëndroi në Prishtinë.

“Nga banesa e tij në Dardani shkroi “Një lutje për Prishtinën”. Aty na la dëshminë e luftës, ashtu siç e përjetoi një njeri që e donte qytetin e vet. Mu para asaj banese u vra 26 vjet më parë, në Kosovën e lirë për të cilën kishte punuar një jetë. Një intelektual i vrarë në Kosovën e lirë! Kosovën e tij, mu në vitin 2000. U vra sepse ishte LDK. Ky ishte ‘mëkati i tij’. Familja Mustafa, si të tjera familje të Kosovës, kanë të drejtë të dijnë kush ua vrau babën, bashkëshortin, vëllaun dhe pse. Pse vritet një patriot? Pas 26 vjetësh, këtë përgjigje ende ua kemi borxh. Dhe përgjegjësinë për ta dhënë e ka Republika e Kosovës. Kjo përgjegjësi as nuk fshihet e as nuk harrohet.”, ka shkruar tutje kreu i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se për Mustafën do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

“Sot mendjen e kemi te familja e Xhemës. Ne e kujtojmë në këtë përvjetor. Atyre u mungon përditë. Familjes së tij dhe Kosovës i detyrohemi me drejtësi. I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl Mustafën.”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Gjykata në Ferizaj liron nga akuza Valdrin Nezirin për rastin e mashtrimit me kriptovaluta, në mungesë të provave për bashkëkryerje

Gjykata në Ferizaj liron nga akuza Valdrin Nezirin për rastin e mashtrimit me kriptovaluta, në mungesë të provave për bashkëkryerje

Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

Aleanca reagon ndaj montazhës së publikuar në rrjete sociale, publikon deklaratën e saktë të Besnik Tahiri

Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani

Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani