Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e Austrisë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast Presidentja theksoi rëndësinë e investimeve direkte austriake në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ajo vlerësoi se ekziston potencial i konsiderueshëm për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohe se presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të karakterizuara nga miqësia e qëndrueshme dhe besimi i ndërsjellë, do të thellohen edhe më tej përmes bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.
Burimi: RTKLive





