Përmes murit hynë në argjendari dhe vodhën 6 kilogramë ari, Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, me inicialet X.V. dhe B.B., të dyshuar për vjedhjen e rëndë të një argjendarie në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe shpëlarje të parave.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës së 18 dhe 19 janarit 2026, kur i pandehuri X.V., në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kishte depërtuar në argjendari përmes murit, duke përdorur një mjet elektrik prerës.

Pasi kishin hyrë brenda, të dyshuarit kishin hapur kasafortën dhe kishin marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vjedhje, sipas Prokurorisë, arrin në 1 milion e 236 mijë euro.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit X.V., më 30 mars 2026, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat dyshohet se i mbante pa autorizim.

Përveç vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje, dy të pandehurit akuzohen edhe për shpëlarje të parave, pasi dyshohet se kanë tentuar të fshehin prejardhjen e parave të përfituara nga vjedhja.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 21 janar deri më 23 shkurt 2026, ata dyshohet se i kanë përdorur këto para për blerjen e një banese në Prishtinë.

Në këtë proces, e pandehura B.B. kishte depozituar në gjashtë raste gjithsej 44 mijë e 300 euro në llogarinë e saj bankare, duke deklaruar se bëhej fjalë për kursime familjare dhe të ardhura nga aktivitete të ligjshme biznesore.

Prokuroria dyshon se paratë ishin qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të krijimit të përshtypjes se kishin prejardhje të ligjshme.

Ndërkaq, banesa, çmimi real i së cilës ishte 85 mijë euro, ishte paguar në para të gatshme nga B.B., në prani të X.V.

Në kuadër të aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës konfiskimin e përhershëm të banesës dhe një veture, të cilat aktualisht janë nën urdhër ndalues përfundimtar.

Prokuroria ka kërkuar që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, të dy të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të pandehurit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

Përmes murit hynë në argjendari dhe vodhën 6 kilogramë ari, Prokuroria në Prishtinë ngre aktakuzë ndaj dy personave | Momenti