Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë

Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë

Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur gjatë gjatë 18 dhe 19 janarit 2026.

“Të dyshuarit, pasi kanë depërtuar përmes murit të argjendarisë me anë të një mjeti elektrik prerës kanë hapur kasafortën, nga e cila kanë marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri. Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vepër penale, është në vlerë prej 1.236.000 euro”, njofton sistemi prokurorial. 

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së X.V., më 30 mars 2026, Policia kishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat dyshohet se i mbante pa autorizim.

Të dy personat, X.V. dhe B.B., dyshohen edhe për shpërlarje të parave, pasi, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 21 janar – 23 shkurt 2026, kanë ndërmarrë veprime për të fshehur prejardhjen e parave që dyshohet se rridhnin nga vjedhja e argjendarisë.

Në aktakuzë thuhet se B.B. në gjashtë raste ka depozituar gjithsej 44 mijë e 300 euro në llogarinë e saj bankare, duke deklaruar se bëhej fjalë për kursime familjare dhe të ardhura nga veprimtari të ligjshme biznesore.

Këto mjete financiare dyshohet se më pas janë qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të krijimit të përshtypjes së një transaksioni të ligjshëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas për shkak të shkeljes së masave të sigurisë

Aktakuzë ndaj dy personave për vjedhjen e 6 kilogramëve ari në Prishtinë | Momenti