Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur pjesë të Floridës, duke e bërë të vështirë qasjen e stafit te shimpanzetë në strehimoren “Save the Chimps” në Fort Pierce.

Për shkak se automjetet nuk mund të kalonin në zonat e përmbytura, punonjësit përdorën dronë për t’u dërguar kafshëve fruta dhe batanije.
Një video e bërë virale tregon shimpanzenë Kaleb duke ngrënë një banane të dërguar nga ajri.
Strehimorja ka bërë të ditur se të gjitha shimpanzetë janë të sigurta, por se përmbytjet kanë dëmtuar rrugët, kulmet, automjetet dhe pajisje të ndryshme.




