Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

Jose Mourinho ka nisur të aplikojë një strategji të veçantë në menaxhimin e futbollistëve te Real Madridi, duke marrë shembull nga puna e Luis Enriques te Paris Saint-Germaini.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Marca, trajneri portugez synon t’i mbajë lojtarët në gjendje sa më të mirë fizike dhe mendore për fazat vendimtare të sezonit, përmes një programi të personalizuar të pushimit dhe rikuperimit.

Strategjia e Mourinhos shkon përtej rotacionit të zakonshëm në formacion.

Stafi teknik po vlerëson nevojat individuale të secilit futbollist, duke përcaktuar kohën e pushimit, ditët shtesë të lira dhe masat e rikuperimit në bazë të ngarkesës së tyre.

Arda Guler dhe Aurelien Tchouameni kanë qenë ndër futbollistët e parë që kanë përfituar nga kjo qasje, duke marrë kohë shtesë për rikuperim rreth ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër AEK Athinës.

Mourinho synon që këtë politikë ta shtrijë te të gjithë futbollistët e skuadrës, në mënyrë që Real Madridi të përballojë sa më mirë kalendarin e ngjeshur dhe të shmangë lodhjen e tepërt gjatë sezonit.

Trajneri portugez dëshiron që lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë kur të vijë momenti i vendimeve të mëdha, duke besuar se pushimi dhe rikuperimi i personalizuar mund të bëjnë diferencën në objektivat e klubit madrilen./Telegrafi/

Lexo edhe

Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

Xhinset me këtë detaj duken shumë më elegante dhe i zgjasin vizualisht këmbët

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Dramë në “Karagaçi”, Sigal Prishtina fiton ndaj Pejës me treshe në sekondat e fundit

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Banane nga qielli – Dronët bëhen shpëtim për shimpanzetë e bllokuara nga përmbytjet në Florida

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi | Momenti