“Kryeministër, a mund ta argumentoni kthimin?” – studentët e Mjekësisë i reagojnë Kurtit pas deklaratës se truri po kthehet në Kosovë

Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë, Besfort Racaj, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit se truri po kthehet në Kosovë dhe se emigrimi i mjekëve nuk po ndodh.

Sponsor 3M Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Racaj ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ai u paraqit para qindra mjekëve të rinj dhe studentëve të mjekësisë, por nuk foli për kërkesat e tyre dhe as për realitetin me të cilin përballen.

“Pikërisht sot, Kryeministri që hezitoi të na priste në takim, u paraqit papritur para qindra mjekëve të rinj dhe studentëve të mjekësisë. Jo për të na treguar se çfarë po bën Qeveria për kërkesat tona, por për të deklaruar se me qeverisjen e tyre truri po ‘KTHEHET’ në Kosovë dhe se emigrimi i mjekëve nuk po ndodh”, ka shkruar Racaj.

Ai ka thënë se kryeministri ka zgjedhur publikun e gabuar për të mohuar, sipas tij, realitetin e largimit të mjekëve nga Kosova.

Racaj ka theksuar se shumë prej studentëve të pranishëm në sallë kanë nisur ose planifikojnë të regjistrohen në kurse të gjuhës gjermane, ndërsa ka përmendur se gjatë viteve 2021–2026, mbi 650 mjekë kanë tërhequr dokumentacionin nga Oda e Mjekëve të Kosovës për të kërkuar punësim jashtë vendit.

“Unë e argumentoj ikjen. Kryeministër, a mund ta argumentoni ju kthimin? Ne nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin. Kemi nevojë për veprime që e ndryshojnë atë!”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë pritet të paraqiten më 13 nëntor në Ministrinë e Shëndetësisë, ku do të takohen me ministrin Arben Vitia. Ata kishin kërkuar takim me kryeministrin Kurti për 7 nëntor, por, sipas Racajt, kërkesa e tyre nuk kishte marrë përgjigje.

Në anën tjetër, Kurti gjatë fjalimit të tij ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2025, gjithsej 171 mjekë janë kthyer për të jetuar dhe punuar në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

Pamje dramatike nga Tirana, i riu rrëzohet përtokë pasi goditet nga uji me presion të lartë

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

Mourinho merr shembull nga PSG-ja, kjo është strategjia e veçantë që po aplikon te Real Madridi

Sulmi në Krakov: Një nga gjashtë viktimat ishte shtetas britanik, Tusk zbulon edhe tre trupa në shtëpinë e sulmuesit

Sulmi në Krakov: Një nga gjashtë viktimat ishte shtetas britanik, Tusk zbulon edhe tre trupa në shtëpinë e sulmuesit

“Kryeministër, a mund ta argumentoni kthimin?” – studentët e Mjekësisë i reagojnë Kurtit pas deklaratës se truri po kthehet në Kosovë | Momenti