Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO)

Analisti Azdren Shala ka deklaruar se përqendrimi i Qeverisë Kurti në çështjen e veriut ka bërë që të rritet numri i krimeve në pjesën tjetër të vendit.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Shala tha kjo ndërlidhet me mungesën e fokusit institucional, konkretisht të Policisë.

“Vitet e fundit, pa dashtë me lidhë direkt me Qeverinë, numri i krimeve, numri i veprave ilegale është rritur për një arsye të thjeshtë. Na kemi thanë që krejt koston e fabulës së veriut, sovranitetit në veri, ku është koncentru krejt pushteti aty, duke e lanë të lirë, mos me pasë fokus në pjesët e tjera të Kosovës, është rritur krimi e korrupsioni në  nivele alarmante.  

Ne e paguajmë koston e një tregimi të një kryeministri që e ka kompleks sovranitetin. Mungesë e fokusit për shumë probleme. Qëllimi i tij është me marrë veprime aty ku shihet, aty kua tij ia plotëson imazhin e liderit çlirimtar të veriut. Ti nuk ke fokus të Policisë.”

Ai komentoi edhe protestat, duke thënë se secili qytetar ka të drejtë të protestojë, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka arritur t’ia kufizojë opozitës aftësinë për të organizuar protesta.

“Po dua mu lidh prapë te protesta. Çdo njeri ka të drejtë me dalë në protesta, çështja është që, Kurti e ka arritë një element, që partitë ose ish-pushtetet nuk e kanë arritë, e ka hekë të drejtën, kushtimisht të drejtën, ia ka hekë aftësinë opozitës me protestu.”/Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Shala: Po e paguajmë koston e fokusit të Kurtit te veriu (VIDEO) | Momenti