Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, në takim u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe KFOR-it turk, me qëllim të realizimit të aktiviteteve konkrete në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Kastrati i uroi mirëseardhje dhe suksese Gençit në detyrën e re, duke shprehur mirënjohje për kontributin e forcave turke në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme.

Përveç infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së rrjedhave ujore, palët diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe artizanat.
Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi të vazhdojë dhe mundësitë e diskutuara të konkretizohen përmes projekteve të përbashkëta.
Burimi: RTKLive




