Selma Blair akuzohet për sulm pas incidentit në avion

Selma Blair akuzohet për sulm pas incidentit në avion

Selma Blair akuzohet për sulm pas incidentit në avion

Aktorja amerikane Selma Blair është akuzuar për sulm të shkallës së dytë pas një incidenti gjatë një fluturimi të kompanisë Delta Air Lines, me destinacion Nju Jorkun, të dielën në mbrëmje.

Sponsor 3M Express

Sipas TMZ, ylli i “Cruel Intentions” dyshohet se ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit dhe ka sulmuar dy pjesëtarë të ekuipazhit.

Pas uljes, aktorja u mor në mbajtje nga autoritetet dhe u dërgua në spital për vlerësim mjekësor. Të hënën, ajo pagoi 20 mijë dollarë garanci dhe u lirua, ndërsa pritet të paraqitet para gjykatës në janar, transmeton Klankosova.tv.

Përfaqësuesi i saj deklaroi se Blair kishte përjetuar një urgjencë mjekësore gjatë fluturimit dhe se aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Ky nuk është incidenti i parë i tillë për aktoren. Në vitin 2016, ajo u raportua se kishte bërtitur në mënyrë të pakontrolluar gjatë një fluturimi nga Meksika drejt Los Anxhelosit dhe ishte nxjerrë nga avioni me barelë.

Blair, e diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë në vitin 2018, kishte kërkuar falje pas incidentit të mëparshëm, duke thënë se kishte përzier alkoolin me medikamentet./Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara