Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Sipas Policisë, kontrollet janë intensifikuar me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetave, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të kundërvajtjeve.

Gjatë kësaj periudhe, 15 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për qarkullim në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, pesë motoçikleta dhe skuterë janë konfiskuar, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetave”.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos tejkalojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

Po ashtu, drejtuesve të motoçikletave u është rikujtuar rëndësia e përdorimit të helmetës mbrojtëse, pasi pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Erdogan, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Erdogan, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Studio Master në Shkencë e të Dhënave në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

Studio Master në Shkencë e të Dhënave në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

Bjere kerrin që e ki – bonu me Dacia t’ri!

Bjere kerrin që e ki – bonu me Dacia t’ri!

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara | Momenti