“Së pari qëlloi gruan në veturë”, Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

“Së pari qëlloi gruan në veturë”, Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

“Së pari qëlloi gruan në veturë”, Gjykata jep detaje se si ndodhi ngjarja në Livoç të Gjilanit

Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit.

Sponsor 3M Express

Ngjarja tragjike ka ndodhur të premtën më 9 tetor rreth orës 14:21.

E se si ka ndodhur rasti i trishtë bëhet e ditur në dosjen e Gjykatës Themelore.

“Më datë 09.10.2026 rreth orës 14:21 minuta, në fshatin Livoç i Ultë, i pandehuri V. R., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën N. B., vëllain e bashkëshortes së tij-tani të ndjerin E. B., ka lënduar rëndë të dëmtuarin M. B. dhe i ka rrezikuar jetën të dëmtuarit R. B., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje për motive akoma të panjohura, i pandehuri fillimisht së bashku me të ndjerën shkon në fshatin Pozheran, Komuna Viti tek familja e të ndjerës, mirëpo kthehen menjëherë në drejtim të Gjilanit, ndërsa të dëmtuarit M. dhe R. B. me tani të ndjerin E. B. me veturën Pikap Opell Combo me targa 239-HM shkojnë pas tij me qëllim që të bisedojnë, në hyrje të fshatit Livoç i Ultë e tejkalojnë dhe ndalen ta presin, mirëpo i pandehuri me veturën Tiguan, ngjyrë e zezë me targa 06-767-HK vazhdon në drejtim të Gjilanit, gjatë së cilës kohe me armën e llojit Beretta, me nr. serik PX321722 përderisa ishte duke vozitur, shtie në distancë të afërt në drejtim të bashkëshortes së tij, tani të ndjerës N. e cila ishte e ulur përpara, në anën e djathtë të pasagjerit duke e privuar nga jeta, pastaj kthehet përsëri në një rrugë tjetër, në hyrje të fshatit Livoç dhe veturën e ndal pas veturës Pikap ku ishin të dëmtuarit dhe tani i ndjeri, të cilët dalin nga vetura, ndërsa i pandehuri me armën e llojit Bereta del nga vetura dhe ju thotë: “ unë jetën e humba se grujën e vrajta, edhe juve kam me ju vra” dhe përnjëherë shtie në drejtim të tyre ku i dëmtuari R. arrin të ikën, ndërsa të dëmtuarin M. e plagosë, mirëpo i njëjti arrin të ikë në një oborr të një shtëpie, mirëpo tani i ndjeri E. B. nuk arrin të ikë dhe të njëjtin e privon nga jeta në vendin e ngjarjes pasi shtie disa herë në drejtim të tij, me pas veturën e tij të markës Tiguan ku ishte e ndjera N. B. e dërgon në oborrin e spitalit rajonal të Gjilanit, para emergjencës dhe e lë aty, ndërsa vetë shkon dhe dorëzohet në polici”, thuhet në dosje transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

“Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

“Flamuri serb do të valojë në Prizren” – Shqipëria i përgjigjet ashpër Daçiqit: Kosova është realitet i pakthyeshëm

Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

Nga ministre e Thaçit në presidente të propozuar nga Kurti – Si i bashkoi Justina Shiroka-Pula dy rivalët politikë?

Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik

Shiu vërshon rrugën kryesore në Veternik