Schuebel mirëpret ndërrimin e komandës së KFOR-it: Të forcohet bashkëpunimi BE-NATO në Kosovë

Schuebel mirëpret ndërrimin e komandës së KFOR-it: Të forcohet bashkëpunimi BE-NATO në Kosovë

Schuebel mirëpret ndërrimin e komandës së KFOR-it: Të forcohet bashkëpunimi BE-NATO në Kosovë

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë, KFOR, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka falënderuar gjeneralmajorin Ozkan Ulutash për mbështetjen e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, Schuebel ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, me synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, për të forcuar më tej bashkëpunimin BE-NATO në Kosovë”, ka deklaruar ambasadori Schuebel.

Ai ka rikujtuar edhe rëndësinë e roleve që luajnë Bashkimi Evropian dhe KFOR-i në Kosovë. Sipas tij, BE-ja mbështet politikisht dhe financiarisht integrimin evropian të Kosovës, ndërsa KFOR-i ka rol kyç në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.

Lexo edhe

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global