Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

Rasti i Tupac Shakur, gjykata merr vendimin për ish-kreun e një bande

Ish-kreu i një bande, Duane “Keffe D” Davis, është dënuar me të paktën 40 vjet burgim për organizimin e vrasjes së Tupac Shakur.

Sponsor 3M Express

Në shtator, juria e shpalli Davis-in, 63 vjeç, fajtor për vrasje me armë vdekjeprurëse në lidhje me vrasjen e yllit të repit, i cili u qëllua nga një automjet në lëvizje në Las Vegas, më 7 shtator 1996. Davis ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.

Prokurorët argumentuan se, edhe pse Davis nuk e shkrepi vetë armën, ai ishte organizatori kryesor i grupit që kreu krimin. Në librin e tij me kujtime, ai kishte pranuar se kishte siguruar armën e përdorur në krim, transmeton Klankosova.tv.

Dënimi i Davis-it ishte i pari në një çështje të vjetër e të pazgjidhur që ka intriguar fansat e hip-hop-it për gati 30 vite.

Gjatë seancës së shpalljes së dënimit të martën, prokurori Marc DiGiacomo argumentoi se Davis kishte kaluar vite duke u mburrur publikisht për rolin e tij në vdekjen e Shakur-it, një ngjarje që, sipas tij, “pati ndikim të gjerë në mbarë botën”, shkruan BBC./Klankosova.tv

Lexo edhe

Grabovci: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së tejkalon kufijtë e Kosovës (VIDEO)

Grabovci: Vendimi i Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së tejkalon kufijtë e Kosovës (VIDEO)

Retkoceri bën thirrje për hapjen e deponisë së Mirashit, paralajmëron veprime

Retkoceri bën thirrje për hapjen e deponisë së Mirashit, paralajmëron veprime

Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave