Konfliktet tregtare, mosmarrëveshjet mbi tarifat dhe shtrembërimet e konkurrencës krijojnë paqëndrueshmëri të madhe dhe dëmtojnë prosperitetin në mbarë botën, deklaroi në Berlin ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil.

“Në kohë krizash globale dhe pasigurie ekonomike, është më e rëndësishme se kurrë të mbështetemi te dialogu dhe partneritetet e besueshme,” tha Klingbeil para nisjes për në Bangkok, ku do të marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe në takimin e ministrave të Financave të G20-ës.
Klingbeil theksoi se do t’i shfrytëzojë diskutimet në Bangkok për ta promovuar Gjermaninë si një partner të besueshëm dhe tërheqës.
“Veçanërisht në një botë kaq të pasigurt, ne kemi nevojë për partnerë të fortë, tregje të hapura dhe rregulla të përbashkëta,” tha ai, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Klingbeil do të udhëtojë së bashku me ministren gjermane për Zhvillim, Reem Alabali Radovan, e cila gjithashtu e sheh të domosdoshme forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përballur me krizat globale, sipas Reuters.




