Russell Brand kërkon të apelojë dënimin me 10 vite burg, shkarkon avokatin që e mbrojti në gjyq

Russell Brand kërkon të apelojë dënimin me 10 vite burg, shkarkon avokatin që e mbrojti në gjyq

Russell Brand kërkon të apelojë dënimin me 10 vite burg, shkarkon avokatin që e mbrojti në gjyq

Russell Brand po shqyrton mundësinë e apelimit të dënimit me mbi 10 vite burg, pasi është dënuar për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin seksual ndaj tri grave të tjera.

Sponsor 3M Express

Sipas DailyMail, 51-vjeçari u ka kërkuar avokatëve të tij të shqyrtojnë nëse ekzistojnë baza ligjore për të kundërshtuar vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, ai ka vendosur të mos përfaqësohet më nga avokati i tij gjatë procesit gjyqësor, Ian Winter KC.

Ky i fundit është përballur me kritika të shumta pas komenteve të bëra jashtë gjykatës, ku pati një përplasje me gazetaren që kishte zbuluar fillimisht akuzat ndaj Brand.

Kur gazetarja deklaroi se ishte e kënaqur që drejtësia ishte vënë në vend, avokati iu përgjigj: Shpresoj se je e kënaqur me veten. E shkatërrove. Urime.

Edhe argumentet e tij gjatë gjyqit shkaktuan reagime, pasi vuri në pikëpyetje sjelljen e grave që kishin ngritur akuzat, duke argumentuar se ato nuk kishin bërtitur, rezistuar apo tentuar të largoheshin.

Çështja ka nxitur reagime edhe në politikën britanike, ndërsa Sekretari i Drejtësisë, Alex Norris, ka kërkuar shqyrtimin e komenteve të avokatit nga Bordi i Standardeve të Avokatëve.

Ndërkohë, Brand ka nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve për apelin, duke shitur bluza dhe kapele me mesazhin “Free Russell Brand”.

Ai po hetohet gjithashtu nga Ministria e Drejtësisë, pasi në një video të publikuar në YouTube, përmes një deklarate të lexuar nga bashkëshortja e tij Laura Gallacher, pretendoi se nuk ishte fajtor për veprat për të cilat është dënuar.

Sipas raportimit, një nga vështirësitë për mbrojtjen mund të jetë gjetja e bazave të mjaftueshme ligjore për të rrëzuar vendimin.

Gjatë procesit, avokati kishte ngritur shqetësime për mënyrën se si prokuroria dhe policia kishin dorëzuar provat, por gjyqtari i kishte cilësuar dokumentet që mungonin si jo veçanërisht të rëndësishme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjendet pa shenja jete një person në vendin e tij të punës në Istog

Gjendet pa shenja jete një person në vendin e tij të punës në Istog

Dardan Avdylaj triumfon ndaj “Austrian Bull”

Dardan Avdylaj triumfon ndaj “Austrian Bull”

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës

Shoqata “Sharri” prezanton kulturën dhe traditat shqiptare në Amriswil të Zvicrës