Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Russell Brand dënohet me 10 vjet e 6 muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale

Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand, është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe tri raste të sulmit seksual.

Sponsor 3M Express

Gjykatësi e cilësoi Brandin si “grabitqar seksual”, duke thënë se ai kishte treguar një sërë gënjeshtrash dhe arrogancë të jashtëzakonshme.

Gjatë seancës, viktimat rrëfyen për pasojat e rënda që kishin përjetuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Njëra prej tyre tha se kishte qenë në gjendje shoku dhe trazire emocionale, duke shtuar se nuk kishte më respekt për veten.

Gruaja që, sipas vendimit të gjykatës, ishte përdhunuar nga Brand në vitin 2009, deklaroi se vazhdonte të jetonte me traumën dhe se kishte pasur frikë se mund të ishte infektuar me HIV.

Brand ishte përballur me shtatë akuza: tri për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për tentim të sulmit të pahijshëm.

Ai u shpall i pafajshëm për tri prej tyre.

Veprat për të cilat u dënua kanë ndodhur ndërmjet viteve 2004 dhe 2009 dhe lidhen me katër gra, identiteti i të cilave do të mbetet anonim gjatë gjithë jetës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit

Ky është zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë që dyshohet se kërcënoi me armë djalin e Donika Kadaj-Bujupit

“Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

“Po mundoheni ta mbuloni dështimin e shtetit”, përplasen Rrahmani e Rrustemi në Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt

Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen

Liverpool dhe Araujo shtyjnë vendimin për të ardhmen