Një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rekë e Allagës në Rugovë të Pejës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 11:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Rekë e allagës, Rugovë-Pejë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti kishte rrëshqitur dhe humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur duke shkaktuar vetëaksident. Si pasojë dëme materiale ka pësuar vetura, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur”, tha ai.
Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.





