Arsenali vazhdon të synojë transferimin e Rodrygos nga Real Madridi.

Drejtuesit londinezë janë në kontakt me përfaqësuesit e brazilianit, të cilin e shohin si përforcim të rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.
Megjithatë, Real Madridi nuk pranon ta lërë lojtarin të largohet në formë huazimi apo transferimi gjatë afatit kalimtar të janarit 2027.
Trajneri Jose Mourinho dëshiron që Rodrygo të qëndrojë në Madrid dhe të rikthehet plotësisht pas lëndimit të rëndë që pësoi në mars 2026, transmeton Klankosova.tv.
Edhe vetë braziliani synon të qëndrojë te Reali të paktën deri në verën e vitit 2027.
Arsenali pritet ta shqyrtojë një ofertë zyrtare në fund të sezonit, nëse krijohen kushtet për transferimin e tij.




