Në frymën e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërinstitucionale, Policia Rajonale e Ferizajt, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht me pjesëtarët e kazermës në Ferizaj, kanë organizuar një ndeshje miqësore futbolli në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ky aktivitet sportiv kishte për qëllim promovimin e bashkëpunimit, respektit të ndërsjellë dhe frymës së ekipit ndërmjet pjesëtarëve të dy institucioneve, transmeton Klankosova.tv.
Përmes kësaj ndeshjeje, Policia e Ferizajt dhe FSK-ja dëshmuan rëndësinë e bashkëveprimit, komunikimit dhe kultivimit të raporteve të mira ndërinstitucionale, duke shfrytëzuar sportin si një mënyrë të veçantë për të afruar pjesëtarët e institucioneve.




