Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup prej 5.84% deri në 7.56%

Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup prej 5.84% deri në 7.56%

Rritet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup prej 5.84% deri në 7.56%

Banorët e Shkupit nga muaji i ardhshëm do të paguajnë fatura më të larta për ngrohjen qendrore. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për rritjen e çmimit të energjisë termike, i cili hyn në fuqi nga 1 dhjetori.

Sponsor 3M Express

Si arsye për këtë vendim përmendet rritja e çmimit të gazit natyror për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.

Për amvisëritë që furnizohen përmes kompanive EMV Furnizim, EMV Distribuim, EMV Prodhim i Ngrohjes dhe EMV Energjetika, çmimi i energjisë termike rritet mesatarisht për 7,56 për qind.

Ndërkaq, për konsumatorët e lidhur në rrjetin e ish-Ngrohtoren Shkup Veri, përkatësisht kompanisë aktuale “Energy Ecolink”, rritja do të jetë 5,84 për qind.

Sipas përllogaritjeve të Komisionit Rregullator, fatura mesatare mujore për ngrohje qendrore do të jetë 188 denarë më e lartë dhe do të arrijë në 2.681 denarë.

Vendimi është marrë pasi të gjitha kompanitë që furnizojnë konsumatorët me energji termike në Shkup kanë dorëzuar kërkesa të jashtëzakonshme për ndryshimin e të ardhurave maksimale të rregulluara dhe rishikimin e çmimit.

Çmimi i mëparshëm ishte përcaktuar në korrik dhe zbatohej nga 1 gushti i vitit 2026.

Lexo edhe

Nga SEPA te hekurudha Prishtinë-Durrës, Kurti prezanton prioritetet e Kosovës në samitin e Tiranës

Nga SEPA te hekurudha Prishtinë-Durrës, Kurti prezanton prioritetet e Kosovës në samitin e Tiranës

Aktivistët gjermanë organizojnë protestë ulur para një depoje të Amazonit “për marrëveshjet teknologjike me Izraelin”

Aktivistët gjermanë organizojnë protestë ulur para një depoje të Amazonit “për marrëveshjet teknologjike me Izraelin”

Shiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, diskutojnë për tunelin Prizren-Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë-Shkup

Shiroka-Pula takohet me presidenten maqedonase, diskutojnë për tunelin Prizren-Tetovë dhe hekurudhën Prishtinë-Shkup