Rriten shpenzimet e varrimit në Rahovec

Rriten shpenzimet e varrimit në Rahovec
Shpenzimet për shërbimet e varrimit në Komunën e Rahovecit janë rritur për vitin 2026. Tarifat e reja janë bërë publike nga anëtari i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Shaip Shala. Sipas dokumentit të miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, kostoja e shërbimeve të varrimit është rritur për 60 euro krahasuar me vitin paraprak. […]

Shpenzimet për shërbimet e varrimit në Komunën e Rahovecit janë rritur për vitin 2026.

Tarifat e reja janë bërë publike nga anëtari i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), Shaip Shala.

Sipas dokumentit të miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit, kostoja e shërbimeve të varrimit është rritur për 60 euro krahasuar me vitin paraprak.

Në tarifat e reja përfshihen një sërë shërbimesh që lidhen me procesin e varrimit, përfshirë transportin e kufomës, hapjen dhe mbylljen e varrit, dërrasat e varrit, qefinin dhe kujdestarinë.

Në dokument janë përfshirë edhe shërbime të tjera përcjellëse që ofrohen në kuadër të shërbimeve të varrimit në komunë.

Rritja e tarifave vjen si pjesë e tarifave të përcaktuara për shërbimet e varrimit për vitin 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

PDK-ja pas pak në konferencë për media

PDK-ja pas pak në konferencë për media

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë